Sneijder: S’jam më top lojtar, as Interi top ekip

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Wesley Sneijder tani edhe zyrtarisht ka nenshkruar me Galatasarayn, por në prezantimin e tij ka pranuar se ai nuk e sheh më veten si një prej top pesë lojtarëve në botë.

 Holandezi kaloi te Galatasaray pas një viti jo impresiv me Interin dhe është vet ai që ka pranuar realitetin.
“Pse nuk iu bashkova një prej top klubeve evropiane? Sepse nuk jam më një prej top lojtarëve dhe as Interi nuk është më një prej top pesë klubeve në Evropë”.

“Kjo ka qenë në vitin 2010 kur fituam Ligën e Kampionëve, por unë nuk kam dyshim se Galatasaray është një hap para në karrierën time. Unë do të luaj rregullisht në një kampionat të fortë. Galatasaray është klub i bukur dhe unë kam bashklojtarë të mrekullueshëm. Është me rëndësi kjo, pasi po afrohet Botërori i vitit 2014”, ka thënë Sneijder.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!