Zaha pranë Unitedit

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Manchester Unitedi e ka nxjerrë Arsenalin nga gara për nënshkrimin e anësorit të Crystal Palace, Wilfried Zaha, duke ofruar 15 milionë funte.

Djajtë e Kuq kanë bërë disa oferta për shërbimet e 20-vjeçarit, por ato kanë qenë të ulëta për kërkesat e klubit të tij.
Mirëpo, me ofertën e re, ata janë të bindur se do ta transferojnë futbollistin anglez duke i mposhtur Topçinjtë në këtë garë, të cilët po ashtu kërkojnë nënshkrimin e tij.
The Mirror shkruan se pas kësaj oferte, drejtuesit e Crystal Palace e kanë lejuar futbollistin që të bisedojë me Sir Alex Ferguson për kushtet personale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!