Zyrtare Llorente futbollist i Juventus

Lina's | Thursday, January 24, 2013 |

Fernando Llorente do të luajë me Juventus, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, i cili ka bërë të ditur se tratativat e nisura muaj më parë janë mbyllur në mënyrën më të mirë. 

Sulmuesi i kombëtares spanjolle, i cili më parë kishte prishur marrëdhëniet me Athletic Bilabao ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Juventus, ndërsa do të jetë pjesë e kësaj skuadre, duke nisur nga 30 qershori i ardhshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!