Balotelli show ndaj Udinese

Unknown | Monday, February 04, 2013 |

25 minuta, kaq i kanë mjaftuar Mario Balotellit për të realizuar golin e parë me fanellën e Milanit. Për Udinesen shënoi Pinzi në pjesën e dytë të takimit. Pas një aksioni të bukur të El Sharawy në anën e majtë dhe një devijimi të lehtë nga Heurtaux, në minutat e fundit të kohës shtesë ekipi i Allegrit fiton një penallti që kontestohet ashpër nga e gjithë skuadra e Udineses me Guidolin në krye. 

Eshtë Super Mario që merr përsipër të gjuajë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e çuar sërish topin në rrjetë duke i dhuruar Milanit fitoren 2-1 në debutimin e tij në “San Siro”. Kuqezinjtë ngjiten në vendin e katërt të renditjes me 40 pikë, po aq sa Interi që zbret një pozicion më poshtë. Pas takimit, Balotelli u shpreh mjaft i lumtur për dy golat e realizuar, duke thënë se e ëndërronte një mbrëmje të tillë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!