Dëmtohet përsëri Marchisio

Lina's | Friday, February 01, 2013 |

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ka marr një lajm të keq pas dëmtimit  të mesfushorit Claudio Marchisio i cili nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Chievos të dielën. 

27 vjeçari sapo ishte rikthyer nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për disa javë. Por, tani ka pësuar një tjetër dhe sipas klubit kampion të Italisë, Marchisio duhet të pushojë për rreth dhjetë ditë. Mesfushori bëri 18 paraqitje në Serie A këtë sezon, dhe shënoi katër gola. Juventus është mysafir i Chievos të dielën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!