Dinho: Man United, gaboi që s'më bleu

Unknown | Monday, February 04, 2013 |


Ylli brazilian, Ronaldinho po qëndron në Angli ku edhe është intervistuar nga mediat angleze. Ronaldiho tregoj shumë gjëra në një intervistë duke i'u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve anglez.
"Te Anglia gjithmonë më kanë pëlqyer Scholes, Lampard, Cole e Rooney. Dy mbrojtësat më të mirë ndaj meje kanë qenë Maldini e Terry. Ndaj tyre është e vështirë të luash. Golat që më lënë më shumë përshtypje në karrierë janë goli ndaj Villarealit dhe Anglisë. Trajneri më i mirë që më ka stërvitur është Luis Felipe Scolari. Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është Lionel Messi. Ishte emocionuese të shikosh një fëmijë duke bërë gjëra të tilla në fushë. Ai është më i miri në 4 vitet e fundit, ndoshta ndonjëherë për futboll" deklaroi Ronaldinho.
I pyetur se a do të kishte patur dëshirë që të ishte pjesë e Manchester United, Ronaldinho tha që gjithmonë e ka pëlqyer futbollin anglez, por se nëse United do ta blinte atë, atëherë skuadra angleze do të fitonte më shumë.
"Mendoj se nëse Manchester United do të nënshkruante me mua, ata do të kishin më shumë kupa evropiane, ndoshta kanë gabuar që nuk më kanë blerë" deklaroi Dinho./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!