Europol: 380 ndeshje nën hetim

Unknown | Monday, February 04, 2013 |

Shumë ndeshje futbolli në kampionatet europiane trukohen, kjo dihej, por të paimagjinueshme janë shifrat zyrtare të Europol. 425 persona, mes tyre drejtues klubesh, arbitra, futbollistë, zyrtarë dhe pjestarë të disa prej grupeve më të famshme të kriminalitetit në Europë kanë trukuar 380 ndeshje në Europë. 

Po ashtu, 2 milionë euro janë shpenzuar për të trukuar ndeshjet, ndërsa dhjetra miliona euro janë përfituar nga paracaktimi i rezultateve dhe bastet e paligjshme. Ky është raporti i Europol që ka drejtuar hetimin më të madh në historinë e futbollit, por ka edhe më shumë. Ai që cilësohej si kampionati më me integritet, mund të jetë dhe më i trukuari në Europë. Bëhet fjalë për futbollin gjerman, ku sipas hetuesëve të Europol, në të gjitha kategoritë e tij rreth 300 ndeshje dyshohen si të trukuara. “Ky hetim ka përfshirë policitë e shumë vendeve të Europës, ndërsa është ndihmuar edhe nga raportet e inteligjencës së Europol. 

Po ashtu, ky hetim bazohet në analizën e më shumë se 13 mijë e-mail dhe materialeve të tjera që i kanë ndihmuar hetuesit të bëjnë lidhje mes ndeshjeve të trukuara dhe organizatave kriminale. Ky hetim ka përfshirë shumë prokurorë të vendeve të ndryshme të Europës”,-ka bërë të ditur kreu i Europol, Rob Wainwright. Ky i fundit nuk ka specifikuar ndeshjet, por në të njëjtën kohë ka zbuluar se profili i tyre është i lartë, pasi përfshihen edhe sfida për eliminatoret e Botërorit, por edhe në Ligën e Kampioneve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!