Kaka jashtë liste, shitet këtë javë!

Lina's | Friday, February 01, 2013 |


Leite Kaka nuk është ftuar për ndeshjen e radhës që Real Madridi e zhvillon ndaj Granadës. Emri i yllit brazilian nuk figuron në listën e 20 lojtarëve të ftuar të Jose Mourinhos.
Mospërfshirja e tij në këtë listë, sipas mediave spanjolle arsyetohet me largimin e tij nga Reali në ditët në vijim. Thuhet se Leite Kaka është fare pranë marrëveshjes me skuadrën ruse Anzhi.
Kaka thuhet se është pajtuar me skuadrën ruse për tu transferuar në këtë afat. Afati i transfereve në Rusi është i hapur deri me 24 shkurt. Roberto Carlos thuhet se po inicion këtë transfer./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!