Kasami mbetet në Fulham

Lina's | Friday, February 01, 2013 |


E mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, nuk ka arritur të largohet nga Fulhami gjatë janarit. Ndonëse u arrit marrëveshja për transferimin e tij te Pescara në Serie A, menaxheri i tij, Mino Raiola, nuk arriti ta dorëzoj me kohë dokumentacionin për kalimin e Pajtimit në Pescara, duke bërë një gjë të tillë vetëm pas orës 19:00, atëherë kur mbyllet afati kalimtar në Itali.

E gjitha kjo ndodhi për shkak të humbjes së lidhjes së internetit në një nga hotelet e Milanos. Pasi u rishqyrtua kërkesa e Raiolës që transferimi i Kasamit të pranohej pasi vonesa u bë për çështje teknike, Federata Italiane e Futbollit ktheu përgjigje negative.

“Ne na është thënë se dokumentacioni ka ardhur vonë. Ne kemi pranuar dhe dërguar faksin me skuadrën angleze, por përgjigja e krerëve të Ligës ka qenë negative”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Pescarës, Danilo Iannascoli. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!