Maradona fiton gjyqin me Italinë

Lina's | Friday, February 01, 2013 |


Diego Armando Maradona fitoi betejën shumë-vjeçare me drejtësinë italiane dhe tashmë mund të rikthehet në Itali "si një person i lirë".

Ish-asi i Napolit akuzohej nga autoritetet fiskale italiane për shmangie të taksave. Këto të fundit kërkonin gjobitjen e argjentinasit me 40 milion euro për dëmin e financiar, sipas tyre, të shkaktuar ndaj shtetit italian.

"Maradona tashmë është një njeri i çliruar nga makthi dhe përndjekja e autoriteteve fiskale që kërkonin me të padrejtë dëmshpërblim në shuma marramendëse. Pas kësaj fitoreje, ai po shqyrton mundësinë e padisë ndaj autoriteteve italiane për prishje të imazhit dhe karrierës së tij në gjithë këto vite përndjekje", deklaroi në fund të gjyqit, avokati i "El Pipe D’Oro", Angelo Pisani.

Maradona dhe dy ish-futbollistë të tjerë të Napolit, brazilianët Careca dhe Alemao akuzoheshin për mashtrim në shitjen e të drejtave të imazhit të tyre për shoqëri jashtë Italisë në fund të viteve ’80.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!