Me Balo-n Serie A vlen 50% me shumë

Lina's | Friday, February 01, 2013 |


"Blerja e Balotelli-t nga ana e Milanit ka ndryshuar vlerat. Tashmë Seria A vlen 50% më shumë, ndërsa Premier League 50% më pak".

Mino Raiola, agjent i SuperMario-s dhe njeriu kyç i tratativës mes Manchester City dhe kuqezinjve, jep vlerësimin e tij mbi merkaton e janarit.

"Italia ka rifituar një super lojtar, është rikthyer një ‘Top Player’.Nuk kemi parë ende as gjysmën e asaj, që mund të bëjë Mario. Në të kaluarën, tratativa ka dështuar 7 apo 8 herë", ka shpjeguar ai.

"Batutat e fundit? Ishin një luftë nervash, duhej të sillnim dikë në Itali. Balotelli është e mirë kulturore. Kemi zvogëluar vlerën e Premier-it me 50% dhe kemi rritur atë të Serisë A me 50%, e cila është bërë më tërheqëse tashmë. Gazetarët në Angli janë të trishtuar, mendojnë se do të humbasin vendet e punës (qesh). Duke lënë shakatë mënjanë, e rëndësishme është, që kemi sjellë një super lojtar në Itali".

Më pas Raiola tregon: "Momenti më i vështirë? E gjitha në tërësi ka qenë e vështirë, është sfumuar 7-8 herë gjatë 60 ditëve të fundit, sidomos prej shtypit që irritonte shumë City-n. Pronarët nuk donin ta shisnin, na u desh t’i bindnim hap pas hapi. Fraza e ‘mollës së kalbur’ nga Berlusconi? E rëndësishme është ajo që dikush bën, jo ajo që thotë. Edhe Barbara është e lumtur. Mario është një idhull dhe rikthimi i tij në Itali është sinjal pozitiv për të gjitha skuadrat". 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!