Mourinho ka nostalgji për Chelsea

Unknown | Monday, February 04, 2013 |

Jose Mourinho në faqe të parë të “The Sun” shoqëruar me një deklaratë bombastike, më lejoni të shpëtoj Chelsean është sirena më e qartë e largimit të portugezit në fund të sezonit nga Reali I Madridit. Ajri në Valdebebas duket se është bërë I rëndë për “The Special one” që po përgatit valixhet e largimit nga Santiago Bernabeu në verë. Humbja e fundit në Granada, e ardhur dhe pas autogolit të parë los blancos të Ronaldos po përgatisin gjithmonë e më shumë rrugën e kthimit për në Angli për teknikun portugez, që i dërgon një mesazh të qartë Roman Abramovich për ta marrë në krye të bluve londinez. Pavarsisht divorcit në vitin 2007, marrdhëniet mes të dyve kanë qënë gjithmonë shumë të mira, aq sa presidenti rus dhe në të kaluarën ka bërë përpjekje për të rikthyer mourinho në Stamford Bridge.

E vërteta është se Abramovich është I pakënaqur nga puna e Benitez dhe dëshira për të risjellë Mourinhon në krye të skuadrës ekziston por abramovich duhet të tregohet I shkathët në këtë pikë, pasi ofertat për trajnerin aktual të Realit nuk mungojnë, pavarsisht se ai ka theksuar qartë se zgjedhja e tij e parë është Chelsea. Në londër, Mourinho do të përfitonte jo vetëm një pagë të majmë, por njëkohsisht do të kishte dhe mbështetje financiare për të ndërtuar nga e para “the blues”, skuadër për të cilën, asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë e tij, madje dhe kur I eleminonte në Champions nën drejtimin e Interit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!