Nadal shtyn sërish kthimin në Tenis

Unknown | Friday, February 01, 2013 |

Rafael Nadal shtyn sërish kthimin e tij në tenisin profesionist. I përfolur shumë muajt e fundit, tenisti spanjoll rezervohet në dhënien e një date të saktë se kur do të luajë sërish përballë rivalëve të tij, pasi nuk do të zhgënjejë sërish, ashtu sic ndodhi një muaj më parë. 

Nadal, i cili vuan një dëmtim në tendinat e gjurit të majtë qëndron jashtë fushe që nga muaji qershor i vitit të shkuar. Për ish-raketën numër një të botës u përfol se do të kthehej në turneun Grand Slam Australian Open, por një infeksion në stomak e la sërish jashtë kompeticionit të parë më të rëndësishëm të tenisit.

 “Isha shumë i motivuar, por kjo gjë u kthye në një zhgënjim të madh. Gjithsesi, tani duhet të jem i duruar. Dua të kthehem në fushë në formën time më të mirë”, ka thënë Nadal, i cili vazhdon të stërvitet në Majorca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!