Nuk është nga Hong-Kongu, por i pëlqen ping-pongu

Lina's | Friday, February 01, 2013 |

Edhe pse ka shumë sporte të tjera që janë “për vajza”, ajo ka zgjedhur ping-pongun. Tash e nëntë vite, Arbana Janjeva nga Prishtina luan ping-pong dhe ky sport tashmë është bërë pjesë e jetës së saj.
Ajo thotë se ky sport përveç që është i shëndetshëm të ofron një kënaqësi të madhe të shijosh edhe fitoren edhe humbjen.
Arbana ka marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare me përfaqësuesen e Kosovës në Ping-pong.
“Pingpongu më ka mundësuar që të vizitoj shumë vende të botës dhe të përfaqësoj Kosovën besoj në mënyrë të denjë me ato kushte qe i kemi pasur në kampionate botërore dhe evropiane gjithashtu edhe në turne të ndryshme” ka thënë ajo për Indeksonline.
Ping-pongun, Arbana thotë se nuk mund ta zëvendësoj me asgjë tjetër./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!