Premier League,e para edhe në afatin e janarit!

Lina's | Friday, February 01, 2013 |


Sipas një studimi të realizuar nga "Deloitte" përsa i përket merkatos së janarit rezulton se klubet e Premier League-s kanë shpenzuar në total plot 140 milionë euro në rreth 300 transferime të ndryshme. Në sezonin e kaluar, në të njëjtën periudhë klubet angleze kishin shpenzuar vetëm 80 milionë euro.
Shpenzimet më të mëdha i kanë kryer klubet londineze, ku spikat QPR me disa transferime, si psh ai i Samba për 14,5 milionë euro.
Liverpool ka shpenzuar rreth 30 milionë euro për Coutinhon dhe Sturridge, ndërsa blerja më e shtrenjtë i takon Manchester United me blerjen prej 17,4 milionë eurosh të sulmuesit Wilfried Zaha./indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!