Rasmussen: Kam përdorur doping në garat e mia

Unknown | Friday, February 01, 2013 |

Pas Armstrong, del në skenë edhe Michael Rasmussen. Çiklisti danez ka pranuar gjatë një konference për shtyp, të transmetuar në televizionin kombëtar, se “ka përdorur produkte dhe metoda dopuese nga 1998 deri në 2010”, duke bërë të ditur se ka nisur të bashkëpunojë me autoritetet antidoping. 

Për 12 vite radhazi, çiklisti ka përdorur EPO-n, hormonin e rritjes, testosteronin, insulinën, kortizonin dhe trasfuzionin e gjakut. Rasmussen, 39 vjeç, përfundoi në faqet e para të mediave në korrik 2007, kur mbante të veshur fanellën e verdhë të liderit të Turit të Francës, teksa u detyrua nga skuadra Rabobank të tërhiqej, për disa dyshime mbi praktikat dopuese. 

Në vazhdim, ai u skualifikua për 2 vite nga Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit. Çiklisti danez ka pranuar se ka përdorur substanca të ndaluara, por ka refuzuar për momentin të japë emrat e bashkëpunëtorëve të tij, duke shpallur më pas vendimin se ka nisur të bashkëpunojë për “të pastruar gjithçka”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!