Red Bull prezanton RB9 makina e sezonit të ri

Unknown | Monday, February 04, 2013 |

Pas prezantimit të makinave për edicionin e ri të Formula 1 nga ana e skuadrave Lotus, McLaren, Ferrari, Force India dhe Sauber, sytë e adhuruesve të garave të shpejtësisë ishin drejtuar nga Red Bull, skuadra më e suksesshme në vitet e fundit. Ekipi austriak u prezantua në Milton Keynes, ndërsa makina që punon me motorin Renault, quhet RB9.

Në prezantimin e Makinës që u shpall Kampione Bote në Formula 1 vitin e kaluar, drejtuesit e kësaj skuadre shpresojnë që piloti i tyre gjerman, Sebastian Vettel, do të përsërisë sukseset e tre viteve të fundit. Makina e re Red Bull, për arsye të sponsorit të ri, anash do të jetë e ngjyrosur me nuanca vjollce. RB9, do të testohet në pistën Jerez në Spanjë. Dy ditët e para, të martën e të mërkurën atë do ta testojë australiani, Mark Webber, ndërsa më pas te njëvendëshja do të rikthehet edhe kampioni në fuqi, Sebastian Vetel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!