Ronaldinho: Do të doja të luaja më shumë përkrah Messit

Unknown | Tuesday, February 05, 2013 |


Ronaldinho ka treguar se “pishman” i karrierës së tij mbetet fakti që nuk ka arritur të luajë për një periudhë më të gjatë përkrah Lionel Messit, atij që u bë pasardhësi i fanellës së tij me numrin 10 te Barcelona.

“Nuk e kam pishman që nuk kam luajtur në kampionatin anglez, pasi kam luajtur për disa prej skuadrave më të mëdha në botë dhe kam fituar gjithçka. I vetmi pishman që kam është se nuk kam luajtur më shumë sezone përkrah Lionel Mesit. Ai është një miku im i mirë. Mund ta shihja që në moshë të re se do të bëhej më i miri. Ishte shumë ngazëlluese të shihje këtë fëmijë që mund të bënte gjëra që pjesa më e madhe e lojtarëve vetëm mund t’i ëndërrojnë”, tha mes të tjerave mesfushori brazilian.

“Messi në 3-4 vitet e fundit ka qenë lojtari më i mirë në botë, ka qenë në një nivel të qëndrueshëm të cilin nuk besoj se bota e ka parë më përpara. Por Neimar është i ri dhe nuk mund t’ju shpjegoj se sa i veçantë mund të bëhet ai në të ardhmen. Në 2-3 vitet e ardhshme ai do të bëhet lojtari më i mirë”, ishte “basti” i Ronaldinhos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!