Ronaldo tani edhe trajner! (Video)

Lina's | Friday, February 01, 2013 |


Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka marrë rolin e trajnerit. Kësaj rradhe ‘nxënësit’ e tij nuk kanë qënë futbollistë të grupmoshave të Real Madrid apo të ndonjë klubi tjetër, por fansa të klubit madrilen dhe sulmuesit portugez, të cilët kanë patur fatin që për disa orë të jenë nën shoqërinë e tij.

Personat e përzgjedhur nga Konami, kompania që prodhon “Pro Evolutio Soccer 2013″>2013″ ishin nga mosha të ndryshme dhe kombësi të ndryshme, mes tyre edhe një femër.

Ronaldo u përpoq ti mësonte “sekretet e zanatit” dhe disa prej tyre tentuan ta imitonin, por më kot.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!