Rrihet futbollisti Danny Simposn, gjendet pa ndjenja në trotuar (Video)

Unknown | Monday, February 04, 2013 |


Futbollisti i Newcastle, Danny Simposn, është gjetur i shtrirë pa ndjenja në një trotuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Siç shkruajnë mediat britanike Simpson ka pasur një zënkë në një restorant me një klient tjetër.

Ndërsa dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se futbollisti ishte ai që qëlloi i pari personin ende të paidentifikuar, duke e shtrirë atë në tokë.

Më pas ai nisi të largohej drejt një taksie, por ishte dikush tjetër që e nxori me dhunë prej saj duke e goditur me grushte.

Ai qëndroi i shtrirë e i gjakosur në trotuar për rreth 15 minuta deri sa mbërriti ambulanca, e cila e dërgoi në spital.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!