Spanja lë jashtë Torres

Lina's | Friday, February 01, 2013 |

Isco (Malaga) dhe Azpilicueta (Chelsea) janë të rejat e listës së Spanjës për miqësoren ndaj Uruguajit, ndeshje që do të zhvillohet në Doha të Katarit më 6 shkurt, por ajo që bie në sy është se trajneri Vicente Del Bosque nuk ka grumbulluar sulmuesin Fernando Torres. 

Nga ana tjetër, tekniku spanjoll ka vendosur të përfshijë në këtë listë kapitenin e Barcelonës, Carles Puyol, i cili nuk luante me përfaqësuesen iberike që nga 29 shkurti i vitit 2012. Kjo është lista e plotë e lojtarëve të Spanjës për miqësoren ndaj Uruguajit:

Portierë: Reina (Liverpool), Víctor Valdés (Barcelona)
Mbrojtës: Arbeloa (Real Madrid), Azpilicueta (Chelsea), Sergio Ramos (Real Madrid), Piqué (Barcelona), Puyol (Barcelona), Jordi Alba (Barcelona) dhe Monreal (Arsenal)
Mesfushorë: Xabi Alonso (Real Madrid), Busquets (Barcelona), Fabregas (Barcelona), Iniesta (Barcelona), David Silva (Manchester City), Cazorla (Arsenal), Xavi (Barcelona), Pedro (Barcelona), Isco (Málaga)
Sulmues: Mata (Chelsea), Negredo (Sevilla), Villa (Barcelona)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!