Tirana dhe Vllaznia në top-listën e skuadrave që kurdisen ndeshje në Evropë

Unknown | Tuesday, February 05, 2013 |


Bastet duket se janë bërë një “kancer” për futbollin. Në këtë konkluzion ka dalë Europoli, dhe kreu i saj Rob Wainwright, pas hetimit të kryer prej organizatës që ai drejton, ku kanë rezultuar plot 380 ndeshje, të cilat dyshohen si të kurdisura, në futbollin evropian.

Sipas asaj që deklaron shefi i Europolit janë identifikuar më shumë se 425 zyrtarë, futbollistë dhe kriminelë me emër në kontinent, të cilët janë përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve në më shumë se 15 vende evropiane.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, nga ndeshjet që më së shumti është përfituar pas kurdisjeve janë ato të dy skuadrave shqiptare, Tirana dhe Vllaznia e Shkodrës.

Në kreun e kurdisjeve të dyshuara është ndeshja ndërmjet Stabaek IF dhe Tiranës, 4:0, e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Kjo ndeshja është luajtur më 21 korrik të vitit 2009.
Më pas renditen dy ndeshjet e Vllaznisë kundër Rapidit të Vjenës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës. Ndeshja e parë e zhvilluar më 16 korrik të vitit 2009 në Vjenë kishte përfunduar 5:0 në të mirë të vendasve, kurse ajo e kthimit në Shkodër iu takoi mysafirëve me rezultatet 3:0.

Më pas renditen ndeshjet Fenerbahçe - Honvéd Budapest (5:1 - 30.7.2009) dhe Interblock Ljubljana - Metalurg Donezk (0:3 am 6.8.2009). (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!