Deklarata e Majlinda Kelmendit pas triumfit

Ilir Tërstena | Wednesday, August 28, 2013 |

“Dje ishte dita ime dhe nuk kishte asgjë që të më ndalojë, isha në disponim për luftë dhe e fortë sa fizikisht edhe psikikisht”, shprehet xhudistja Majlinda Kelemendi në një intervistë ekskluzive dhënë DW-së.

Xhudistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi kësaj radhe përfaqësoi Kosovën në Rio de Zhaniero duke e fituar me plotë meritë “Medaljën e artë” në kategorinë 52 kilogramë. Për Majlindën ishte hera e parë që fitoi medalje në një Kampionat botëror të Xhudos për seniorë. 

Ajo në finale u ndesh me xhudistën braziliane Erika Miranda, me të cilën veçse njihej kohë më parë ngaqë me të kishte zhvilluar dy luftëra tjera paraprakisht, njërën në Düsseldorf të Gjermanisë dhe tjetrën në Paris gjatë viteve 2010/11. Lufta e fundit të martën (27.08.2013) i solli definitivisht fitoren dhe përfundoi me një bilanc 3:0 për Majlindën. 

“Realisht më shumë e gëzuar u ndjeva pas luftës gjysmëfinale, kur mposhta xhudistën japoneze Hashi Moto”- shprehet Majlinda për DW-ën, ngase luftën e fundit në Paris kundër saj, nuk e kishte fituar. 

Në bisedë me Deutsche Welle-n Majlinda përshkruan edhe gjendjen e saj para duelit fundit: “Kam pasur bindjen që do të fitoj dhe në mendje e kisha atë, sepse meqë arrita deri këtu në finale, atëherë më duhej patjetër të shkoja deri në fund. 

Dje ishte dita ime dhe nuk kishte asgjë që të më ndaloj, isha në disponim për luftë dhe e fortë sa fizikisht edhe psiqikisht”./DW

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!