Analizë: Pse kjo formë e dobët e Federer

Unknown | Thursday, September 05, 2013 |

Tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, Roger Federer po tregon një formë jashtëzakonisht të dobët, mund të themi forma më e dobët në karrieren e tij. 

Fituesi i shtatëfishtë i Wimbledon së fundmi u eleminua edhe nga US Open, befasisht nga Tommy Robredo me sete 6-7, 3-6, 4-6. 

Këtë vit ai ka rënë i shtati në ranglistën zyrtare të Federatës së Tenisit. Ky është viti më i dobët në karrieren e tij pasi pas 13 turneve që ka marrë pjes ka arritur ta fitoj vetem njërin, Gerry Weber Open që u mbajt në Gjermani. 

Ai ka luajtur deri më tani 47 ndeshje, ku ka fituar 35 dhe ka humbur 12, një rekord mjaft i keq. 

Të gjitha statistikat nga karriera e tij: 

-913 fitore - 210 humbje 
-Janë 299 turnirët që ai ka marrë pjesë 
-Ka fituar plot 77 tituj 
-Ka fituar 17 titul Grand Slam 
-Tituj të dyfishtë: 8 
-Medalje në Lojërat Olimpike: 2 

Titujt Grand Slam: 4 Australia Open, 1 French Open, 7 Wimbledon, dhe 5 US Open. 

Ndoshta, është edhe mosha e tij e cila tashmë ka kapur tridhjetën dhe ka probleme. Apo vazhdon të ketë problemet e mëhershme, ato të shpinës./veqsport 

Po ju fansa të nderuar, cilat është arsyeja e formës së dobët që po kalon Roger Federer?

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!