Arrihet marrëveshja për Ozil?

Lina's | Sunday, September 01, 2013 |

E plotësuar – Arsenali besohet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Mesut Ozil.

Cadena Cope raporton se Arsenali është pajtuar që të paguajë 47 milionë euro për mesfushorin gjerman.
Negociatat e nivelit të lartë janë duke u zhvilluar ende mes përfaqësuesve të të dy klubeve, ndërsa Arsene Wenger shpreson ta kompletojë transferin para mbylljes së afatit kalimtar.

Edhe pse publikisht ka deklaruar se është i lumtur te Los Blancos, mesfushori ofensiv është i gatshëm që të kalojë në Emirates. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!