Dy tifozë ‘çmendin’ Bale në Shkup, hyn në fushë konfrontohen

Unknown | Saturday, September 07, 2013 |

Edhe kjo ndodhë! Në pushim gjat ndeshjes Maqedonia – Uellsi e cila u zhvillua në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, dy tifoz prezent në këtë ndeshje u futën në fushën e lojës. Kjo ndodhi në kohën kur futbollisti më I shtrenjtë në botë të kësaj merkato Geret Bejll, i shumë përfoluri po përgatitej për tu aktivizuar në ndeshjen eliminatore, transmeton Fishmedia.info
Këta dy fansa për momentin iu kishin shmangur të gjithë atyre pjestarëve të sigurimit, që ishin angazhuar për këtë ndeshje dhe arritën t’i ofrohen Bejllit, si dhe të kenë kontakt me këtë futbollist, të konfrontohen sado pak. Personat e angazhuar për sigurinë e futbollistit më të shtrenjtë në botë, reaguan shpejtë dhe nuk lejuan që këta dy fansa të kenë një kontakt më të gjatë me futbollistin e ri të Realit të Madridit. Nga ky kontakt i pa pritur Bejll, duket se u frigua Bejll, por jo vetëm ai por edhe bashkëlojtari i tij Adam Metjuz./Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!