FIFA: Mbi 500 mijë kërkesa për bileta

Unknown | Saturday, September 07, 2013 |

Janë mbi 500 mijë kërkesa për bileta të finales së Botërorit ‘Brazili 2014’, i cili do të luhet më 13 korrik të vitit 2014 në stadiumin 'Maracana'.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke. Në përgjithësi, shtëpia e futbollit botëror do t’ua shesë tifozëve (pasi ta hedh një short, pasi do të jetë e pamundur t’i përmbush të gjitha kërkesat), 2.989.608 bileta nga 3.334.524 vende të lira gjatë evenimentit. Afro 350 mijë bileta, në fakt janë rezervuar për të ftuarit specialë, VIP, sponsorët dhe gazetarët.
Ndërkaq, në finale pritet të jenë të pranishëm në stadium 79.185 spektatorë, aq sa është edhe kapaciteti i stadiumit për shikues të thjeshtë. /indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!