‘Mbyte kroatin, që shqiptari të mbetet pa vëlla’ (FOTO

Unknown | Saturday, September 07, 2013 |

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë (1:1), e zhvilluar mbrëmë në Beograd, nuk ka qenë aspak fair – play nga ana e tifozëve serb. Tribuna e stadiumit ‘Marakana’ ishte e stërmbushur me flamur serb dhe parulla fyese për kroatët. Sipas uefaqes kroate www.index.hr, përveç parullave, kundër kroatëve u kënduar edhe këngë fyese. 

Por, fyerjeve nuk u shpëtuar as shqiptarëve. Tifozët serb disa herë kanë brohoritur “Ubij Hrvata, da Šiptar nema brata!” (Mbyte kroatin, që shqiptari të mbetet pa vëlla). 

Në këtë takim, ku kishte fërkime edhe mes lojtarëve, u dogj flamuri i Kroacisë. Por, djegies nuk i shpëtoi as flamuri i Kosovës. Gjatë kësaj ndeshje, njësitit special të policisë serbe i ra disa herë të intervenoj, pasi në drejtim të fushës u hodhën edhe karrige. 

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!