'Ozil mund të ua fitojë Premier Ligën Arsenalit'

Unknown | Monday, September 23, 2013 | 0 Komente



Legjenda e Arsenalit ka thënë për goal.com se ky Arsenal qe po shfaqet në këto javët e para në Premier Ligë mund të sjellë trofe këtë sezon. 

Ish reprezentuesi francez Robert Pires ka deklaruar se forma e mirë e Arsenalit në këto javët e para në Premier Ligë mund të bëj që ata të jenë pretendent kryesor për titull në Angli. Pires beson se njeriu i cili mund të ua fitojë trofeun e Premier Ligës këtë verë Arsenalit është pikërisht prurja e re nga Madridi Mesut Ozil. 

"Është e mundur që Arsenal të fitojë Premier Ligën tani sepse lojtarët e rinj të Arsenalit janë rritur dhe kan më shumë eksperiencë." "Ozil është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai luan për kombëtaren gjermane, ishte pjesë e Real Madridit dhe tani po luan me Arsenalin. 

Ai është një njeri me eksperiencë. Mendoj se Arsenali me të do ta ketë shumë më të lehtë të arrijë deri tek trofetë." "Kam shumë besim se Arsenal do ta fitojë Premier Ligën këtë sezon. Për Ligën e Kampionëve nuk jam i sigurtë nëse ata janë gati, megjithatë të jesh kampion në Premier Ligë do të i gëzonte shumë tifozët," mbylli Pires./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...