Simunic, serbëve: Nuk jam pishman, nuk më frikësoni !

Unknown | Sunday, September 08, 2013 |

Veterani i kombëtares kroate me prejardhje nga Bosna, Josip Simunic ju tregoi edhe njëherë serbëve se lufta në futboll, mes tyre nuk ka mbarruar. Ai nuk i është frikësuar atmosferës së krijuar në Beograd, në ndeshjen ndaj rivalëve të përjetshëm, Serbisë. 
Ndeshja e cila pritej të jetë me tensione, mundi të eskalonte në minutën e 80 kur Josip Simunic ishte i pamëshirshëm ndaj serbit Miralem Sulejmani ndaj të cilit shkaktoi një ndërhyrje brutale. Me këmbë, me duar e bërryl, Simunic e shtriu për toke Miralem Sulejmanin nga Beogradi, duke u ndëshkuar me karton të kuq,transmeton ekskluzive Fishmedia.info. Sic shihet edhe në foto që e sjell Fishmedia.info, Simunic vazhdimisht është sulmuar nga tifozët huliganë serbë.
“Nuk jamë pishman, kjo është koka e Boshnjakut. Huliganët serbë filluar të gjuajnë në stadium pas asaj , policia ndërhyri ,unë nuk jam frikësuar asnjë moment” tha Josip Simunic./Fish Media/

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!