Sot zgjidhet mikpritësi i Olimpiadës 2020

Unknown | Saturday, September 07, 2013 |

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik do të zgjedhë sot qytetin nikoqir të Lojrave më 2020.Në garë për ngjarjen më të madhe sportive në botë janë tre qytete: Tokio, Stambolli dhe Madridi.
Raportet thonë se anëtarët e Komitetit përballen me zgjedhje të vështirë, pasi të tre qytetet luftojnë me probleme. Madridi është ende nën recesion, ndërsa Stambolli përballet me mundësinë e sulmeve ushtarake në Sirinë fqinje dhe trazirat e brendshme. Tokio ka qenë një favorit i vogël, por shanset e saj janë vënë në pikëpyetje për shkak të rrjedhjes së ujit radioaktiv nga centrali bërthamor Fukushima.
Kryeministrat e të tria vendeve kanë udhëtuar për në Buenos Aires, për të mbështetur ofertat e tyre./indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!