Mbrojtësi brazilian i Arsenalit, Andre Santos ka shënuar golin e parë në fanelën e skuadrës braziliane Gremio. Santos shënoj në Kupa Libertadores në fitoren e Gremios ndaj Fluminenses.
48 orë pasi e pa skuadrën e tij të mposhtur nga Bayern Munchen, Santos shënoj golin e dytë për Gremion.
Mbrojtësi brazilian javën e kaluar është huazuar nga Arsenali pasi dështoj që të bindë trajnerin Arsene Wenger.

Një ngjarje interesante ka ndodhur dje në kohën kur po luante Milan-Barcelona. Ibra kishte dalur ta shikonte sfidën në një restorant francez në Paris së bashku me Javier Pastoren dhe Ezequiel Lavezzin.
Rastësia ndodhi kur sinjali u ndërpre në televizor duke lënë të gjithë me "gishta në gojë". Por Zlatan Ibrahimovic ishte ai që bëri zgjidhje.
Ibra thuhet se filloj të mjeshtëroj duke zgjedhur problemin me sinjal për pak minuta.
Në televizion luanin dy ish skuadra të tij, por dilema mbetet se për kë mund të ketë bërë tifo!/Indeksonline/ 

Ylli francez i Bayern Munchen, Frank Ribery ka deklaruar sot për një medium gjerman se Bayern do të kaloj përballjen me Arsenalin pasi që kanë një rezultat tejet të favorshëm. Ribery tha se Arsenali e ka parë fuqinë e Bayernit dhe se ndoshta nuk do të guxoj të sulmoj.
"Arsenali e ka parë tek ne se në një vrimë të vetme ne mund të gjejmë aksion për të shënuar. Ne kemi rezultati tejet te favorshëm dhe me lojën e njëjt që kemi bërë do të kalojmë tutje. Arsenali ndoshta nuk guxon të sulmoj sepse ne do të shënojmë prapë" deklaroj Ribery./Indeksonline/ 

Lideri shpërtëror tibetian, Dalai Lama ka shfaqur simpatinë e madhe për një skuadër angleze. Nuk është Liverpool, Manchester United apo Arsenal, por është skuadra e Bradford ajo që e fascinon Dalai Lamën.
Me skuadrën e ligës së katërt angleze, Dalai Lama ka simpati para dy vitesh kur ishte ta vizitoj këtë skuadër dhe ishte anëtarsuar te tifozëria e Bradford.
Pikërisht skuadra simpatike e tij ka bërë historinë këtë edicion duke siguruar finalen në kupë ku të dielën takohet me Swansean. Dalai Lama ka shkruar një letër publike ku mbështetë skuadrën e tij.
"Në emër timin unë mund të ju uroj ju për suksesin dhe fatin në finale. Le të shëndrrohet kjo ndeshje në një mundësi për të ndihmuar të tjerët duke demonstruar fuqinë e sportit për lumturi brenda dhe jashtë fushës. Ju keni një menaxher fantastik dhe publikun e mahnitshëm që qëndron pranë jush" ju ka thënë Dalai Lama lojtarëve të Bradford./Indeksonline/ 
Mario Balotelli ka qenë një nga tifozët më të zjarrtë të Milanit në sfidën ndaj Barcelonës. Pranë tij i zjarrtë ishte edhe Robinho, ndërsa bashkë me ta qëndronte edhe një bukuroshe.

Dy golat e Milanit në këtë sfidë ata i festuan së bashku ndërsa gjetën kohë edhe për “virusin” Harlem Shake.

Sulmuesi i Milanit, Gianpaolo Pazzini pati mbrëmë një përballje me kokë me mbrojtësin e Barcelonës, Carles Puyol. Në përpjekje për të goditur një top në ajër, dy lojtarët u lënduan.
Pasojat e Puyol u panë në fushë kur ai u gjakos në kokë, ndërsa koka e tij me plot kaqurrela ka lënë shenja edhe te Pazzini të cilat u panë pas ndeshjes. Në intervistën e parë pas ndeshjes, Pazzini doli me ballin e enjëtur nga goditja e Puyol.




Real Madridi është parë sot duke stërvitur penalltitë. Krejtë kjo përgatitje mendohet për përballjen me Manchester United në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.
Por anash nuk lihet as përballja në kupë me Barcelonën ku penalltitë mund të jenë të mundshme.
Mourinho ka stërvitur me lojtarët e tij në ekzekutimin e penalltive, ndërsa edhe dy portierët kanë ushtruar me trajnerin e tyre për ndaljen e penalltive./Indeksonline/ 

Deri dje kalimi i Milanit në fazën tjetër ishte parashikuar me kuotën 20 në bastoret e famshme botërore. Fitorja në ndeshjen e parë me Barcelonën ka ndërruar gjithçka.
Kalimi i Milanit në fazën tjetër tani është kuotuar me 1.7, ndërsa kalimi i Milanit me 2.05. Ndryshe qëndrojnë kuotat në përballjen direkte në ndeshjen kthyese.
Fitorja e Barcelonën parashikohet me 1.25, barazimi me 6, ndërsa fitorja e Milanit me 9.6.
Në 6 vitet e fundit Barcelona në asnjë përballje me asnjë skuadër nuk ka qenë në këtë bilanc duke qenë gjithmonë në të gjitha përballjet favorite, madje edhe në finalet e arritura./Indeksonline/ 
Sporti i Tenisit eshte nje nga disiplinat sportive qe praktikohet nga miliona njerez ane e mbare globit, por pak kush e di qe ky sport eshte luajtur heret ne vendin tone.

Nga fundi i viteve ’30-te, nje i ri 26-vjeçar, ndertoi dy fushat e para te tenisit ne Shqiperi duke qene iniciatori i nje tradite te magjishme qe vazhdon edhe sot.

Ai quhej Sali Nallbani, emer i cili do te hynte ne histori si “babai” i tenisit shqiptar. Per kontributin ne tenis, Saliu ka marre urdherin “Mjeshter i Madh”.

Ethet e sportit, zune dhe motren e vogel te Saliut, Ballkize Nallbani, nje vajze e re dhe plote pasion, me nje deshire te zjarrte per te ecur ne hapat e vellait te madh.

Sot ajo eshte 83 vjeç, por ne vitet 40 ishte nje vajze plote jete, e cila kohen me te gjate e kalonte ne fushen e tenisit, ku dhe praktikisht u rrit. Duke gjykuar nga shtati i shkurter, veshtire ta besosh se ajo fitonte ndeshje njera pas tjetres.

“Fillimisht, e quanin sport borgjez, por të gjithë në familjen time u morën me të.

Fillimish te quanin sport borgjez, por të gjithë u morën më të. i mbaj mend të gjitha nga fillimet e mia në tenis, ishte diçka që bëhej për herë të parë”, kujton 83-vjeçarja.

Frekuentuesit e pare te tenis “Nallbanit”, siç i mbeti emri ne kohe, ishin intelektualet e njohur te kohes.
Ambientet ishin kthyer ne nje klub te vertete jo vetem sportiv, por dhe kulturor. Aty organizoheshin takime gazetarësh biseda kulturore e mbremje vallzimi gje qe rriti ndjeshem numrin e amatoreve. te cilet preken per here te pare raketen.
“Pa dyshim, nuk jam unë e para që ka sjellë tenisin në Shqipëri dhe as lojtarja e parë e tij. i pari është im vëlla, i cili kishte qejf që unë të bëhesha sportiste dhe më mësoi sportin.

Atëherë merrja pjesë në kampionatre të ndryshme, si kampionate vrapi, etj. Kur u ndërtuan fushat e tenisit, aty ku janë edhe sot në Tiranë, u bënë të bujshme dhe shumë rendën të regjistroheshin, pasi nuk kishte asnjë fushë tjetër në vend”, kujton Ballkizja.

Gati e gjithe familja Nallbani u “magjeps” me sportin elitar. Vellezerit dhe motrat e tjera, perfshire dhe djalin e Saliut, te gjithe u bene teniste te zote dhe pjesemarres në kampionate lokale dhe kombetare ku perfaqesuan denjesisht Shqiperine.

Pas vitit ’30-te,numri i pjesmarrevese femra do te shtohej, tenisi nisi të luhej ne Institutin Femeror, “Nena Mbretnesh”.

Punonjeset e huaja te ambasadave dhe ato pak vajza shqipetare, ishin te parat qe “guxuan” edhe pse triumfues me çmimet e para e te dyta, dilnin gjithnje meshkujt.
Në takimin tjetër mes Galatasaray dhe Schalke 04 nuk ka fitues në Stamboll pas rezultatit të barabartë 1me 1, por ky rezultat ëshët më i favorshëm për gjermanët të cilët luajnë takimin e kthimit të 1/8 në shtëpinë e tyre pasi kanë shënuar një gol në fushë kundërshtare. 

Turqit e Galatasaray kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 12, ndërsa Schalke ka barazuar në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Në Itali dje është kapur një nga personat e akuzuar për trukimin e ndeshjeve.Ai është kapur në Itali ndërsa sipas mediave italiane ai është identifikuar si Admir Suliç, një shtetas slloven i cili ka zbarkuar në aeroportin e Milanos.
Interpoli ka deklaruar se i dyshuari besohet të jetë i lidhur me një organizatë fiksimi ndeshjesh me bazë në Singapor. Hetuesit e agjencisë policore kanë kritikuar vazhdimisht Singaporin se ka lejuar persona të tillë për të jetuar lirshëm në këtë vend. /Indeksonline/ 

Trajneri i Barcelonës në ndeshjen ndaj Milanit, Jordi Roura deklaroj se Barcelona nuk kishte natën e saj por fusha ishte katastrofale.
"Nuk ishte nata jonë më e mirë. Kemi marrë një rezultat negativ. Milani u mbrojt shkëlqyeshëm dhe tani ne duhet të shkrijmë një rezultat të rrezikshëm. Fusha ishte për të mbjellë patate por nuk dua ta lidhi këtë me disfatën. Ne besoj se do të kalojmë tutje" deklaroj Roura./Indeksonline/