Huntelaar nuk do të transferohet te Stuttgart

dardanmiftari | Wednesday, July 22, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar, nuk do të transferohet te Stuttgarti, përkundër spekulimeve se Los Blancos kanë arritur marrëveshje me ekipin nga Bundesliga.
Huntelaar është në listën e lojtarëve që do të largohen nga Santiago Bernabeu, ndërsa mediat gjermane kishin spekuluar se Reali ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e holandezit. Sido që të jetë, “AS” shkruan se Huntelaar i ka mbyllur bisedimet me ekipin gjerman për arsye se Stuttgarti nuk dëshironte t’ia japë pagën e kërkuar nga ish-sulmuesi i Ajaxit. Ndërkohë, thuhet se Huntelaar do të transferohet në Angli, te Tottenham Hotspur ose Arsenal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...