Di Maria, test mjekësor me Realin?

dardanmiftari | Sunday, June 13, 2010 | 0 Komente

Anësori i Benficas, Angel di Maria, i është nënshtruar një testi mjekësor për Real Madridin në Afrikën e Jugut, shkruan Record.
Sipas mediave portugeze, Real Madridi ka zhvendosur stafin mjekësor në Afrikën e Jugut, ku thuhet se Di Maria i është nënshtruar një testi mjekësor.
Di Maria aktualisht është me kombëtaren argjentinase në Afrikën e Jugut për Botërorin e sivjetmë. Benfica kërkon 40 milionë euro për Di Marian, por sipas spekulimeve ai do të kompletojë transferimin së shpejti, me lojtarë tjerë të Realit të përfshirë në këtë akord.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...