Lippi: Gjithçka që ndodh para Botërorit nuk vlen asgjë

dardanmiftari | Monday, June 14, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Italisë, Marcello Lippi, përpos se ka përsëritur që skuadra e tij është e fortë dhe është gati për Paraguain, ai ka lëvduar edhe aftësitë menaxheriale të Fabio Capellos.
“Anglia është një nga rreziqet kryesore. Nuk është për shkak se Capello është italian, por për shkak se ai është fitues. Ai është trajner që ndërton skuadra pragmatike e që janë të përkushtuara. Të gjithë e kanë bërë Brazilin dhe Spanjën favorite dhe pajtohem me këtë fakt. Personalisht ndjej që Argjentina, Holanda, Gjermania, Italia, Franca dhe Anglia mund ta fitojnë. Janë ekipe që vijnë të fitojnë, jo thjeshtë për të marrë vetëm pjesë”.
“Nuk ka dyshim, ju siguroj se ekipi është gati të luajë një ndeshje të madhe. Jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi, ata janë të gjithë të gatshëm pos Andrea Pirlos. Ai po e përmirëson gjendjen e tij. Ai ka ardhur me entuziazëm të madh këtu dhe nëse është gati për ndeshjen e tretë, do isha i kënaqur”.
“Një gjë që kam mësuar është që gjithçka që ndodh para Botërorit nuk vlen asgjë. Mund t’i fitoni dhjetë ndeshje me radhë, por nuk ka rëndësi. Një ekip i madh ngritet gjatë kampionatit. Besimi i ekipit rritet nga paraqitjet. Ata që luajnë ndaj Italisë gjithmonë ndjehen të frikësuar dhe me respekt. Nuk mendoj se do jetë ndryshe sivjet”, u shpreh Lippi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...