Kaka: Kampionë pas katër vitesh

dardanmiftari | Saturday, July 03, 2010 | 0 Komente

Ricardo Kaka ka filluar të mendojë menjëherë për Kampionatin Botëror, Brazili 2014, pasi që u ka premtuar tifozëve se ky dështim nuk do të kalojë lehtë dhe do t’u kthehet me triumf në vendlindje.
“Tani kemi katër vite për Botërorin tjetër. Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri atëherë, unë nuk e di nëse do të jem pjesëmarrës në ndonjë Botëror tjetër. Unë luftova shumë për të qenë në këtë Botëror dhe e di se nuk u shpagua. Unë kërkova më shumë, kërkova të luftoj për titullin e gjashtë. Shumë herë mendova se nuk do të luaja në Botëror për shkak të lëndimit. Por, bashkëlojtarët e mi ma dhanë fuqinë dhe mbështetjen për të qenë këtu”.
“Unë kam lidhje të fortë me Selecaon. Deri tash ky është momenti im më dëshpërues në kombëtare. Katër vite nga tani është shumë kohë e gjatë për të bërë plane. Ky është momenti për të reflektuar në gjërat e jetës dhe karrierës time. Unë e di dhimbjen që po e ndjejnë tifozët”, ka thënë Kaka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...