Redknapp: Në futboll nuk ka pushim
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai nuk ka pushim prej futbollit.
Redknapp thotë se ai e ka të vështirë të shkëputet nga Tottenham Hotspurs dhe nga skena vendore futbollistike në përgjithësi.
“Vetëm e dua futbollin. Kur jeni në ndeshje, dëshironi t’ia dilni aq mirë, sa kurrë nuk ndaloni. Sapo sezoni përfundon, menjëherë filloni të mendoni për sezonin tjetër – siç po bëj unë tash. Kështu është gjithë kohën”, ka thënë Redknapp.
Category: Futboll

0 Komente