Abramovich nuk e kërkoi Rooneyn

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Wayne Rooney - AON Sipas Daily Mirror, besohej se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, do të hynte seriozisht në luftë për firmën e Wayne Rooneyt, një pohim ky që hidhet poshtë tani nga drejtuesit e Chelseat, të cilët e përjashtojnë mundësinë e transferimit të Rooneyt.
“Nuk është askush në botë që thotë se Rooney është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Por, përderisa shumë kanë parashikuar qëndrimin e tij te United, për ne kjo nuk ishte një çështje në të cilën ishim të interesuar”.
“Sidoqoftë, në kundërshtim me pohimet e shumta, nuk pati gjasa që Abramovich të kërkonte një transferim të lojtarit edhe nëse do t’ia mbushte fytin Unitedit. Chelsea do ta transferonte këtë lojtar vetëm nëse do të ishte si transfer i lirë”, tha një burim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...