Afellay lojtar i Interit?

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Ylli holandez i PSV Eindhoven, Ibrahim Afellay, është fare pranë arritjes së marrëveshjes për t’u transferuar te kampioni në fuqi i Evropës dhe Italisë, Inter.
Mediat holandeze janë të bindura se skuadra e ardhshme e Afellay që nga janari do të jetë Interi, pasi që skuadra Nerazzure ka bërë impenjim të jashtëzakonshëm në transferimin e mesfushorit holandez. Në këtë ka ndikuar edhe Sneijder që gëzon respekt të madh te Afellay.
Ibrahim Afellay është një prej lojtarëve kryesorë të PSV dhe njëkohësisht është pjesë integrale e kombëtares holandeze. Ai po kërkohet që një kohë të gjatë nga shumë skuadra të mëdha, por Interi duket tani në pole pozicion për shkak të apetitit që do ta ketë në janar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...