Alonso: Gjithçka mund të ndodhë

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, që për herë të parë këtë sezon shijon pozitën e parë në renditjen e ngasësve të Formula 1, ka thënë pas garës në Kore se gjithçka mund të ndodhë në dy garat e mbetura.
“Ne e dimë se me sistemin e ri të pikëve, gjithçka mund të ndryshojë brenda një gare. Nëse nuk arkëton pikë, atëherë humbet 25 pikë te kundërshtari”.
“Ishte fat i keq sot për Mark Webber dhe Sebastian Vettel. Gjithçka mund të ndodhë në dy garat e mbetura. Siç e përsërisim shpeshherë, të jesh i qëndrueshëm është shumë me rëndësi, ne nuk mund të harrojmë se për të qenë në podiumin e fituesit duhet të luftojmë deri në dy garat e fundit”, tha Alonso pas garës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...