Ancelotti: Goli i Anelkas, kyç
Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, është shprehur për golin e shënuar nga Nicolas Anelka në momentet e fundit të takimit si gol krucial për tri pikët e të shtunës.
“Mendoj se ai gol ishte kyç për këtë fitore. Mendoj se në pjesën e parë Blackburni luajti mirë, ata merituan të jenë në epërsi 1-0”.
“Ishte shumë e vështirë. Të luash këtu nuk është lehtë, por ne morëm rezultat fantastik dhe tri pikë të reja fantastike”, tha Carlito.
Category: Futboll
0 Komente