Hernandez mposht Stoke City

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Javier Hernandez Javier Hernandez ka shënuar dy gola për t’ia siguruar Manchester Unitedit fitoren e parë pas një kohe të gjatë në Ligën Premier, kësaj radhe ndaj Stoke Cityt në transfertë në një sfidë tejet daramtike të zhvilluar në Britannia Stadium.
Ndeshja ishte e dominuar nga Djajtë e Kuq nga fillimi, ndërsa efekti u pa pas gjysmë ore lojë (27’), kur Hernandez arrin të drejtojë topin në rrjetë, pas një goditje me kokë nga Vidic, që erdhi pas një harkimi nga Nani. Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i mysafirëve, por i këtij mendimi nuk ishte Tuncay Sanli (81’), që pas një gabimi nga Paul Scholes në mesfushë, arriti ta mposhtë Van der Saarin me një goditje fantastike nga distance.
Por, fjalën e fundit në këtë takim përsëri e pati Javier Hernandez që si mjeshtër i vërtetë u gjend mirë në zonë pas një goditje nga Patrice Evra, për të realizuar për 2-1 dhe fitoren e madhe të Manchester United në udhëtim.
United përkohësisht gjendet në pozitën e dytë me 17 pikë, ashtu si Manchester City, që do ta zhvillojë duelin ndaj Arsenalit me fillim nga ora 17:00.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...