Torres, Reina dhe Johnson duan të largohen nga Liverpooli

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Fernando Torres Liverpooli është goditur nga lajme bombastike të cilat sugjerojnë se yjet e The Reds, Fernando Torres, Pepe Reina dhe Glen Johnson, janë të gatshëm që të largohen në çdo moment nga Anfield Road.
Lojtarët thuhet të jenë të pakënaqur me klubin për shumë arsye. Fernando Torres është penduar pse nuk është larguar gjatë verës nga Liverpooli, ndërsa kjo është reflektuar në gjashtë ndeshjet e fundit, ku spanjolli nuk shënoi gol, që përbën rekordin më të keq të tij sa qëndroi në Anfield.
Glen Johnson thuhet se tërhiqet nga interesimi i Bayernit për të. Reina nga ana tjetër është i acarruar që trajner i portierëve është emëruar Mike Kelly, i cili po përzihet në rutinën e gardianit spanjoll.
Pronari i ri i Liverpoolit, John Henry, i ka dhënë afat Roy Hodgsonit që të rregullojë gjendjen brenda në klub deri në krishtlindje, por nëse shohim kaosin e krijuar dhe pozitën në tabelë të Liverpoolit, atëherë sëpata e Henryt mund ta godasë kokën e Hodgson shumë shpejtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...