Dalglish sulmon Mourinhon

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish ka lansuar një sulm sensacional në drejtim të Jose Mourinhos, duke thënë se portugezi është gjithçka tjetër pos ‘I Veçantë’.
“Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti janë menaxherë të jashtëzakonshëm në futboll, por personalitetet e tyre nuk dallojnë dhe aq. Më së miri për Mourinhon flet hetimi që po i bëhet pas një fitoreje prej 4-0, përderisa Ancelotti mbetet shumë i qetë përkundër katastrofave si jashtë ashtu dhe brenda fushës për Chelsean”.
“Vërtet pyes veten kush duhet të quhet ‘I Veçanti’. Mourinho, i cili ka fituar gjithçka, por e keqtrajton shpirtin e kësaj loje është kundër të qenurit sportist, apo Ancelotti, i cili ka fituar gjithçka, por refuzon të flasë kur gjërat shkojnë keq”, potencoi Dalglish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...