Higuain: Mesfusha e vendos El Classicon

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se ata do të përqëndrohen në mesfushë gjatë El Classicos, pasi që e shohin si mjet të vetëm për ta mposhtur Barcelonën.
“Në mënyrë që të fitojmë ne duhet të luajmë si gjithmonë. Ne nuk kemi luajtur keq në Camp Nou viteve të fundit. Real Madridi mund të fitojë në Campn Nou. Çelësi i fitores është nëse bëjmë presion në mesfushë. Aty fillon loja e Barcelonës. Ajo është pjesa ku ata lëvizin më së miri”.
“Do të ishte mirë të shënoj në Campn Nou. Unë gjithnjë e përjetoj një ndeshje në mënyrë të veçantë, por El Classico është diçka e veçantë për arsye se nuk mund të luash në të çdo ditë”, u shpreh ‘El Pipita’ për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...