“Luftë” fjalësh mes Sneijder dhe Van der Vaart

dardanmiftari | Tuesday, November 02, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Tottenhamit, Rafael van der Vaart, dhe ai i Interit, Wesley Sneijder, kanë shfrytëzuar faqen Twitter për të ngacmuar njëri-tjetrin në prag të takimit të sotëm të Ligës së Kampionëve.

Interi fitoi ndeshjen e parë me rezultat 4-3, por Tottenhami tregoi se mund të jetë i rrezikshëm, pasi luajti me 10 lojtarë shumicën e kohës dhe shënoi tre gola në pjesën e fundit të ndeshjes.


“Po e pastroj trofeun e Ligës së Kampionëve me fanellën e Tottenhamit”, ka shkruar Sneijder për mikun e tij Van der Vaart, i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të suspendimit.


“Faleminderit që e pastron për mua. Unë tashmë kam lënë hapësirë për të në kabinetin tim të kupave”, është përgjigjur përforcimi i ri i klubit anglez.


Sneijder më tej ka vazhduar: “Ne do t’ju japim leksion futbolli në Londër”. Por Van der Vaart ka kthyer: “E kam takuar mbrojtjen tuaj në Milan, nuk dukej mirë. Ishte si djathë me vrima në të”.


Sneijder më pas ka tallur portierin e Tottenhamit, pasi Interi shënoi katër gola në ndeshjen e parë: “Gjeta një portier në eBay. A t’ua dërgoj linkun?”. Por Van der Vaart është përgjigjur: “Nuk kemi nevojë, as që do të arrini në zonën e penaltisë”.


Sneijder më pas ka tallur futbollin anglez duke thënë se është vetëm fuqi dhe atletikë dhe nuk ka aftësi dhe teknikë. “Në atë vend futbolli është ndeshje ku duhet të vraposh aq shumë sa mundesh nga njëri fund në tjetrin në fushë, apo jo?”.


Mesfushori i Interit ka qeshur edhe golin e Van der Vaart javën e kaluar kundër Evertonit, kur ai shënoi nga disa centimetra largësi: “Gol i mirë, por edhe kushëriri im gjashtëvjeçar do ta kishte shënuar atë”.


Van der Vaart është përgjigjur: “Këto gola llogariten, por në White Hart Lane kundër jush do të shënoj prej çdo këndi”.


Për të shpjeguar se ky dialog ka qenë miqësor, ylli i Tottenhamit ka shtuar më pas: “Kemi të njëjtën shije humori”.


Derisa Sneijder ka thënë: “Ne të dy filluam në Ajaxin e Amsterdamit si të ri, andaj e kuptojmë njëri-tjetrin”.


Ndeshja mes Interit dhe Tottenhamit zhvillohet sonte në ora 20.45 në White Hart Lane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...