Marcelo: El Classico nuk garanton titullin

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo mendon se fitorja ndaj Barcelonës në El Classicon numër 161 nuk do t’ua garantonte madrilenëve titullin.
“Do të jetë një El Classico më i mirë se të tjerët që kemi luajtur në të kaluarën dhe ne dëshirojmë ta fitojmë atë, sepse ky do të ishte hap i madh në La Liga”.
“Kur them këtë, atëherë mendoj se një fitore në Camp Nou nuk do të thoshte fitim i titullit. Për ata që luajnë për herë të parë në El Classico do të shohin pasi të luajnë se çfarë rëndësie ka. Është ndeshje me rëndësi në karrierat e tyre”.
“Unë nuk jam njeriu i cili duhet ta vlerësojë stilin e Barcelonës. Unë duhet ta vlerësoj atë të Real Madridit. Ne nuk kemi arsye për t’u frikësuar nga askush. Gjatë ndeshjes unë do të shoh nëse kam kaluar më shumë kohë në mbrojtje apo në sulm”, deklaroi Marcelo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...