Puyol: Ky El Classico, i zakonshëm

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, këmbëngul se El Classico i të hënës mbrëma ndaj Real Madridit është shumë i zakonshëm, por se ekipet do të bëjnë çmos për të siguruar fitoren në atë takim.
“Nuk më kujtohen gjithë ato El Classicot e të kaluarës, por për mua ky duket shumë i zakonshëm. Edhe Barcelona edhe Real Madridi po luajnë mirë dhe kemi shumë pak lëndime. Ne kemi përparësi se po luajmë në shtëpi, por mendoj se ende gjasat janë 50-50”.
“Ata janë shumë të fortë në mbrojtje dhe shumë të shpejtë në kundërsulme. Nëse ata kanë pak hapësirë, është e vështirë t’i kontrollosh”, u shpreh Puyol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...