Ancelotti: Ferguson është shembull

dardanmiftari | Saturday, December 18, 2010 | 0 Komente

Carlo Ancelotti mohon se ai dëshiron të largohet nga Chelsea, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge për një kohë të gjatë dhe duke marrë si shembull rivalin e tij, Sir Alex Ferguson.
Ancelotti është në humor të mirë derisa përgatitet të presë Alex Ferguson në ditën kur skocezi thyen rekordin e Matt Busby për menaxherin që ka shërbyer më së gjati në klubin më të famshëm britanik.
“Të mbijetosh 24 vite në një klub, është mrekulli. Kjo kurrë nuk ndodh në Itali. Por këtu është ndryshe. Andaj shikoj në të gjitha ato gjëra që arritëm vitin e kaluar me Chelsea dhe mendoj veten se nëse mund ta ruajmë të njëjtin nivel për sezonet e ardhshme, atëherë pse të mos qëndroj edhe për 10 vite?”.
“Pas asaj që ndodhi këtë sezon, njerëzit do të thoshin se kjo është një ambicie joreale. Por unë nuk pajtohem. Ndjehem mirë, ekipi ka filluar të ecë në drejtimin e duhur pas paraqitjes ndaj Tottenhamit dhe ka optimizëm në stërvitje gjithë javën”.
“Nëse dua më shumë inspirim, duhet të shoh në Sir Alex. Ai kurrë nuk ka humbur ekspresivitetin e tij dhe aftësinë për të menaxher ekipin. Ose pasionin. Ai është shembull fantastik për çdo trajner”, ka thënë Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...