Moggi: Napoli nuk është për Scudetto
Luciano Moggi i është përgjigjur menjëherë entuziazmit të Marek Hamsik për fitimin e titullit nga Napoli, pasi sipas njeriut më kontravers në futbollin Italian, napolitanët nuk janë të gatshëm për një nivel të tillë.
“Ky sezon për Napolin ishte i jashtëzakonshëm dhe ata ishin në gjendje të mposhtin Genoan pa Lavezzin”.
“Po ka shumë entuziazëm dhe rezultatet e tyre kanë tejkaluar pritjet, por nuk mund ta ekzagjerojmë pasi që ekipi nuk është i gatshëm për të luftuar për Scudetto”, theksoi Moggi.
Category: Futboll
0 Komente